Kurti e tradhton Bashkimin me Elezin, Elezi e refuzon, Agim Bahtiri në fund e quan “shpirti jem”

Kurti e tradhton Bashkimin me Elezin, Elezi e refuzon, Agim Bahtiri në fund e quan “shpirti jem”

Në mbarim të javës, Nëna Natyrë e dridhi ashpër Shqipërinë me një varg tërmetesh – por në fillim të javës, vendin tonë amë e goditi Albin Kurti përmes një interviste të përçudnuar që la shije të keqe. Kurti lindi si politikan i rëndësishëm në vend pas një ngjarjeje tragjike më 10 shkurt 2007 kur po […]

Kurti lindi si politikan i rëndësishëm në vend pas një ngjarjeje tragjike më 10 shkurt 2007 kur po protestohej kundër Pakos së Ahtisaarit që të sillte një vit e shtatë ditë më vonë Pavarësinë e Kosovës. Kurti s’e besonte që Pavarësia e vendit do të vinte. Mbetën të vrarë dy njerëz dhe 80 të tjerë u plagosën nga përdorimi i tepruar i forcës nga policët rumunë.

Kjo lindje e vështirë u përcoll me një retorikë të ashpër nacionaliste, që në krye e mbante projektin e Bashkimit Kombëtar. Vetëvendosje nënkuptonte konkretisht vetëvendosjen e popullit të Kosovës për t’u bashkuar me Shqipërinë.

Por, ja që fillimi i kësaj jave ishte i kobshëm për të gjithë njerëzit që duan të jetojnë nën një Shqipëri me Kosovën brenda.

Politikani i vetëm kosovar që e rindezi dashurinë për Bashkimin Kombëtar u nda nga një projekt i tillë – duke u shfaqë si kosovarocentrist i rryer.

Për më tepër, Kurti dukej tepër i bezdisur kur pyetej për mosrespektimin në të kaluarën të himnit dhe flamurit të Kosovës. Deklaroi haptas se do t’i respektonte simbolet shtetërore dhe se do të mësynte forcimin e Kosovës – duke e deklaruar të mbyllur angazhimin e deritashëm për Bashkim.

Lamtumirë Bashkim! Periskopi iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë njerëzve këndej dhe andej kufirit për vdekjen e këtij projekti politik.

Dhe, me çka do ta zëvendësonte Kurti ynë i dashur Bashkimin? Me Elezin. Me Drejtësinë. Me një shtet që do të bëhej i drejtë nga z.Elez Blakaj. Poezia e tij e radhës ishte “Shkon Lumezi, vjen Elezi”.

Gjatë kësaj jave, Elezi u lajmërua në opinionin tonë publik. Por, paraqitja e ish prokurorit ishte tepër zhgënjyese. Ai u mor ngushtimisht me politikën ditore, e refuzoi ofertën e Kurtit për t’u kthyer dhe mo-zot-më-keq këtë e bëri si një analfabet funksional. Letra e tij përmbante aq shumë gabime drejtshkrimore ndërsa sintaksa e tij linte të kuptohej se kishim të bënim me një person që nuk di as shkrim-lexim. Kjo sepse, nëse nuk arrin t’i strukturosh fjalitë që i mendon atëherë si mund t’i lexosh fjalitë që shkruhen?

Periskopit i duket që tradhtia e Bashkimit me Elezin nuk ia vlejti.

Për më keq, kjo parti vazhdon të mbajë brenda vetes një kallaballëk njerëzish që arsyen e ekzistencës në politikë e kishin Bashkimin. Ta zëmë, çka vlen Mimoza Shala që kishte përdhosur flamurin e Kosovës para disa vitesh pas një veprimi të tillë?

Ndërkohë, brenda kësaj partie vazhdon të zhvillohet gara se cili prej zyrtarëve i përngjan liderit. Aktualisht, në vendin e parë është Gazmend Gjyshinca ndërsa në vend të fundit, Agim Bahtiri. Gjyshinca prirjen e tij për aktrim e shpalosi në Interaktiv të KTV-së ku grimasat e fytyrës, lëvizjet e duarve, të folmen, pulitjen e kapakëve të syve, e fjalët – ishin thuaj identike si të z.Kurti. Por, Bahtiri në po të njëjtën studio dëshpëroi keq – duke vazhduar të dukej thellësisht i ndryshëm nga kryetari i tij. Por, këtë Bahtiri po e kompenson me fjalë dashurie. Në atë studio Bahtiri tha se ishte i lidhur intelektualisht e shpirtërisht me Kurtin. Ndërsa në fshatin e tij iu drejtua me fjalët “të kam mik, të kam shpirt.”

Por, ta lëmë rehat Vetëvendosjen. Po aq joserioze e të turpshme po tregohen edhe partitë e tjera që mësyjnë pushtetin. Ende boshllëk i tmerrshëm ideor.

Në botën e sportit, lojtarët tanë vazhdojnë shkëlqimin. Kapiteni Rrahmani u paraqit denjësisht ndaj Juventusit edhe pse ekipi i tij humbi. Ndërkaq, lavdia e kësaj jave i takon Vedat Muriqit që me golin e tij i dha fitoren Fenerbahçes për ta vendosur në vendin e dytë në prag të ndeshjes kundër Galatasarayit.

Të shpresojmë që java tjetër të jetë më e mirë për vendin tonë!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?