Kuçi: Programi i PDK-së do t’ia rris vlerën shtetit të Kosovës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se dinamika më e madhe e zhvillimeve pozitive në këtë vend ka ndodhur gjatë qeverisjes së PDK-së. Kuçi ka thënë se nuk ndjehet keq kur sheh premtimet që PDK ka bërë në të kaluarën. Ai ka thënë se PDK ka realizuar premtimet për […]

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se dinamika më e madhe e zhvillimeve pozitive në këtë vend ka ndodhur gjatë qeverisjes së PDK-së.

Kuçi ka thënë se nuk ndjehet keq kur sheh premtimet që PDK ka bërë në të kaluarën.

Ai ka thënë se PDK ka realizuar premtimet për shpalljen e Pavarësisë, subvencionimin e bujqve dhe rritjen e pagave.

“Kemi mbaruar edhe detyrat sa i përket liberalizimit të vizave, me përjashtim të dy kushteve që na kishin mbetur pa plotësuar”, tha ai në RTV Dukagjini.

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se disa premtime që kanë mbetur pa u realizuar janë pasojë e mos drejtimit të qeverisë nga PDK-ja.

Kuçi thotë se sukseset që kanë ndodhur në Kosovë identifikohen me qeverisjen e PDK-së.

“Dinamika më e madhe që ka mundur t’i ndodh një vendi ka ndodhur kur PDK ka marrë qeverinë në vitin 2008”.

Ai thotë se suksesi i PDK-së në ato vite dëshmohet me rritjen e vazhdueshme të numrit të votave që ajo parti ka marrë pas fitores në vitin 2007.

“PDK në këto zgjedhje do të del me një projekt tjetër që do t’ia rris vlerën shtetit të Kosovës”, tha ndër të tjera Hajredin Kuçi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?