Krasniqi: VV kërkoi të largohet Molliqaj nga lista, a duhet të largohen pra edhe Liburn Aliu e Rexhep Selimi

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Frashër Krasniqi ka komentuar deklaratën e Glauk Konjufcës në lidhje me videon e publikuar ku shihej një përleshje fizike mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit. Krasniqi ua numëron VV’së, listën me kandidatët për deputet të cilët kanë pasë më herët konfikte fizike me asambleistë e deputet të […]
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Frashër Krasniqi ka komentuar deklaratën e Glauk Konjufcës në lidhje me videon e publikuar ku shihej një përleshje fizike mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit.
Krasniqi ua numëron VV’së, listën me kandidatët për deputet të cilët kanë pasë më herët konfikte fizike me asambleistë e deputet të tjerë të Kuvendit të Kosovës.
Shkrimi i plotë i tij:
Glauk Konjufca e quajti Dardan Molliqajn rrugaç e bandit dhe kërkoi largimin e tij nga lista e kandidimit. Çfarë hipokrizie!
– A duhet VV ta largojë nga lista Liburn Aliun që e kishte sulmuar fizikisht asambleistin Muhamet Selmani?!
– A duhet VV ta largojë nga lista Rexhep Selimin që e kishte sulmuar fizikisht një deputet të Kuvendit të Kosovës?!
Normalisht që përgjigjja e tyre është JO. Sepse hipokrizia e tyre është shumë e madhe.
Shumë mirë që doli videoja dhe tash vetë qytetarët mund t’i shohin gënjeshtrat dhe viktimizimet e paqëndrueshme të VV-së.
Sulmojnë. Ikin. Viktimizohen. Fshihen nga debatet. Vajtojnë. Kjo është stërkeqja e VV-së.
P.S.
E di që kishin pasë qejf me e largu Dardanin nga lista zgjedhore, sepse në hall janë s’un po dalin në debate? . Paramendo kur ta kenë përballë edhe në Kuvend. Krejt të vërtetat në sy, si zakonisht. E di që ju pengon. Ma shumë se PDK-ja (me të cilën nuk po merren më).












