Krasniqi: PDK ka arritur të marrë jo vetëm besimin qytetarë por edhe realizimin e një planprogrami qytetar

Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës ka folur rreth angazhimeve që po bëhen nga ky subjekt politik për të sjellë ndryshime në dekadën e re të vendit. ”PDK gjatë këtyre viteve ka arritur të marrë jo vetëm besimin qytetarë por mbi të gjitha të realizojë një planprogram qytetar. Kemi arritur të realizojmë jo vetëm […]
”PDK gjatë këtyre viteve ka arritur të marrë jo vetëm besimin qytetarë por mbi të gjitha të realizojë një planprogram qytetar. Kemi arritur të realizojmë jo vetëm pritjet që kanë qenë të drejtuara karshi PDK-së por edhe premtimet kur morëm për herë të parë Qeverinë”, u shpreh Krasniqi.
Krasniqi në Klan Kosova tha se kjo ka të bëjë me aftësinë e PDK-së për tu përmirësuar dhe reformuar nga vetja, njofton Klan Kosova.
”Kjo ka të bëjë me aftësinë e PDK-së për ta reformuar vetveten, ka të bëjë me gatishmërinë tonë për të adaptuar ndryshimin. Nëse shihet trajektorja e PDK-së në qeverisje, edhe në kohën kur ka udhëheq PDK-ja vërehet qartë që ne kemi arritur ta rinovojmë vetveten dhe ta përmirësojmë vetveten. Për fat të keq dy mandatet e kaluara PDK për shkak të sistemit zgjedhor në të cilin funksiojnojmë u dësht të bëjmë kompromis dhe ai ishte jo i vogël. U detyruam të heqim dorë nga pozita më e rëndësishme institucionale ajo e kryeministrit. Misioni i Ri është përmbushur në masë të madhe brenda qeverisjes së fundit jo por të parafundit brenda dikastereve që ka udhëheq PDK. E vërtetë që ne ia dhamë postin Isa Mustafës ata kishin një qasje dhe dinamikë krejt tjetër nga PDK në politikëbërje dhe politika qeverisëse”, tha Krasniqi.












