Krasniqi: PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet – Kadri Veseli atë që e thotë e realizon

Krasniqi: PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet – Kadri Veseli atë që e thotë e realizon

Memli Krasniqi nga PDK-ja është shprehur i bindur se PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit. Ai tha se votuesit e kanë të qartë se çfarë është arritur kur me qeverinë ka udhëhequr PDK-ja e kur kjo parti ua ka lënë udhëheqjen partive tjera partnere – LDK-së e AAK-së. “PDK do t’i fitojë këto […]

Ai tha se votuesit e kanë të qartë se çfarë është arritur kur me qeverinë ka udhëhequr PDK-ja e kur kjo parti ua ka lënë udhëheqjen partive tjera partnere – LDK-së e AAK-së.

“PDK do t’i fitojë këto zgjedhje. Nga viti 2014 kemi qenë në qeveri, por partnerët tjerë kanë udhëhequr. Njëherë me Isa Mustafën e LDK-së e më pas me Ramush Haradinajn e AAK-së. Votuesit mund të bëjnë dallimin për arritjet kur PDK-ja ka qeverisur vet dhe në periudhat kur s’ka qeverisur. Nëse duhet të bëjmë dallimin mes kandidatëve në këtë garë për kryeministër, dallimi është si nata me ditë. Vjosa Osmani është e mirë, por ajo është e varur nga Isa Mustafa, Agim Veliu apo Lutfi Haziri. Fakti që ajo s’mund t’i emërojë ministrat vet, tregon se ajo është e varur nga Mustafa e të tjerët. Pastaj e kemi Albin Kurtin i cili ka evoluuar shumë. Ka ndryshuar jo vetëm dukjen, por edhe fjalët. Nga pseudopatrioti për bashkim kombëtar, tash thotë se s’varet prej meje”, u shpreh Krasniqi ndër të tjera në Rubikon.

Krasniqi thotë se s’mund të jetë kryeministër një njeri që s’ka mundur t’i mbajë bashkë disa parti.

“Kemi Ramush Haradinajn që e kemi pasë kryeministër dhe ai sjelli distabilitet. Në momentin kur Haradinaj e lëshoi detyrën prej obligimeve që ne ia kemi dhënë, pa dyshim që s’merr më mbështetje. Fatmir Limaj, përkundër mundësisë që ai do të mund të kishte një pozicion, ai ka dallim. Veseli, ka strukturën më të konsoliduar, është njeri që ka vendosmëri”, tha ai tutje.

Mbi të gjitha, thotë Krasniqi, “atë që e thotë Veseli e realizon”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?