Krasniqi-Hotit: Ne të dyve si ministra na ka ardhë marre kur Isa Mustafa i ka dhënë tenderë djemve të tij

Memli Krasniqi i PDK’së i ka thënë sonte Avdullah Hotit të LDK’së se dytë si ministra të Qeverisë Mustafa ishin turpëruar kur ai u ka dhënë tender dy djemve të tij, transmeton Periskopi. Krasniqi sonte në Rubikon ka thënë se Mustafa kishte dalur dhe kishte thënë se ‘mos e bëni të madhe, se veç 3 […]
Krasniqi sonte në Rubikon ka thënë se Mustafa kishte dalur dhe kishte thënë se ‘mos e bëni të madhe, se veç 3 mijë euro janë në pyetje’.
‘’Isa Mustafa ka thënë pse po e bëni të madhe se 3 mijë euro janë. Jemi turpëruar unë edhe ti si ministra të atëhershëm’’, ka thënë Krasniqi.
Hoti ia ktheu se nuk është e vërtetë.
‘’Nuk ju shkon juve kjo e bërë fushatë.Kush je ti që e analizon profilin e kandidatëve për kryeministër’’, pyetu Hoti.
Krasniqi: Po ti dy vjet ke folë për neve në Kuvend, ku e ke marrë guximin pra’./PERISKOPI/












