Kosova rrezikon anëtarësimin në Interpol, MPJ thotë se nuk ishte prioritet

Kosova është në prag të një dështimi tjetër për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare policore Interpol. Më pak se një muaj nga mbajtja e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Kili, Ministria e Jashtme thotë se anëtarësimin në këtë organizatë nuk e ka pasur prioritet. Kjo, sipas zëvendësministrit të Jashtëm në detyrë, Anton Berisha, ka ndikuar […]

Më pak se një muaj nga mbajtja e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Kili, Ministria e Jashtme thotë se anëtarësimin në këtë organizatë nuk e ka pasur prioritet.

Kjo, sipas zëvendësministrit të Jashtëm në detyrë, Anton Berisha, ka ndikuar edhe procesi zgjedhor në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, raporton KTV.

Berisha nuk ka saktësuar nëse Kosova do të tërhiqet nga procesi, por që ka lënë të kuptohet se kjo edhe mund të ndodhë.

Përfaqësues të shoqërisë civile kritikojnë Qeverinë e Kosovës se nuk ka bërë asgjë për anëtarësim në Interpol, duke e konsideruar dështim të diplomacisë kosovare.

Donika Emini nga CiviKos, thotë se nuk qëndron arsyetimi i Ministrisë së Jashtme, ngase kanë pasur një vit kohë për lobuar.

Më 2017, Kosova e kishte tërhequr aplikimin për anëtarësim në Interpol në takimin e Asamblesë së kësaj organizate që ishte mbajtur në Kinë.

Ndërsa, një vit më vonë, në takimin e Dubait, Kosova dështoi sërish, kësaj radhe që të marrë votat e mjaftueshme të shteteve anëtare të Interpolit.

Këtë vit, Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate do të mbahet më 15 dhe 18 tetor.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?