Kongresmenët amerikanë po shqyrtojnë ankesën e sinjalizuesit të Inteligjencës ndaj Trumpit

Anëtarët e Kongresit amerikan e kanë parë për herë të parë ankesën e sinjalizuesit të inteligjencës kundër presidentit Donald Trump që çoi në thirrjet për shkarkimin e tij. Një demokrat e përshkroi atë si “shqetësues” ndërsa një anëtar i Partisë Republikane së cilës i takon edhe vetë Trump deklaroi se ajo ankesë ishte “trazuese”. Ankesa […]

Një demokrat e përshkroi atë si “shqetësues” ndërsa një anëtar i Partisë Republikane së cilës i takon edhe vetë Trump deklaroi se ajo ankesë ishte “trazuese”.

Ankesa i referohet një telefonate kontroverse mes z.Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyt, raporton BBC, përcjell Periskopi.

Zhvillimet e fundit vijnë pasi ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inteligjencës Amerikane është bërë gati që të dëshmojë.

Dëshmia e tij për ankesën nga sinjalizuesi anonim i inteligjencës do të mbikëqyret afërsisht kur të dalë para anëtarëve të Komitetit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve gjatë ditës së sotme.

Përmbajtja e ankesës është ende e klasifikuar por senatori më i rëndësishëm demokrat në Senat, Chuck Schumer, ka bërë thirrje për lëshimin e plotë dhe të menjëhershëm të saj.

Sipas shënimeve të telefonatës së 25 korrikut, Presidenti Trump i kishte kërkuar Zelenskyt, që të hetonte mos djali i zëvendëspresidentit Joe Biden ishte i përfshirë në ndonjë aferë korruptive në mënyrë që duke i hedhur njollë Bidenit ta fitonte garën presidenciale të vitit 2020.

Nuk ka asnjë provë për ndonjë shkelje ligjore nga ana e Biden-ëve.

Joe Biden e akuzoi presidentin Trump për abuzim me pushtet. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?