Komuna e Prishtinës kërcënon subjektet politike: Gjoba nëse ndotni ambientin me fletushka

Komuna e Prishtinës ka kërcënuar partitë politike se do t’i gjobisë në rast se prej nesër hasin feltushka nëpër hyrjet e objekteve kolektive, njëjtë siç vepron për fletushkat e bizneseve. Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri, tha se kanë pranuar një varg ankesash nga qytetarët për shpërndarje të fletushkave të subjekteve politike nëpër objektet kolektive. Ai theksoi […]

Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri, tha se kanë pranuar një varg ankesash nga qytetarët për shpërndarje të fletushkave të subjekteve politike nëpër objektet kolektive.

Ai theksoi se shpërndarja e fletushkave nëpër makina, shtëpi, hyrje kolektive, e gjetiu, është e ndaluar dhe cilësohet si ndotje e mjedisit.

“Subjektet që tashmë e kanë bërë këtë veprim, obligohen që brenda ditës t’i pastrojnë të gjitha lokacionet. Në të kundërtën, nga nesër datë 18 shtator, kudo që hasim në fletushka të tilla, do ta zbatojmë Udhëzimin Administrativ për Gjobat Mandatore, njësoj sikur për fletushkat e bizneseve. Pra, nga 90 euro gjobë për secilin lokacion veturë, shtëpi dhe kat banese”, tha Tahiri.

Ai shtoi se të gjitha gjobat do të publikohen ashtu që të shihet hipokrizia e atyre që nëpër debate zgjedhore flasin për ruajtjen e mjedisit, e në praktikë e ndotin mjedisin.

“Nuk do të ketë tolerime për askënd, as për subjektin që unë i përkas, nëse e bën të njëjtën shkelje. Ekipet e Inspekcionit, në bashkëpunim me qytetarët e Prishtinës, do të angazhohen maksimalisht për mjedis sa më të pastër edhe gjatë fushatës”, vijoi ai.

Tahiri tha se qytetarët mund të thërrasin në numrin pa pagesë 080012233.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?