Komshiu sulmon çiftin shqiptar në Zvicër me sakicë: Kishte problem me gruan e kushëririt

Komshiu sulmon çiftin shqiptar në Zvicër me sakicë: Kishte problem me gruan e kushëririt

Një shqiptar nga Maqedonia dhe gruaja e tij nga Kosova, të dy këta banorë të Zvicrës në një intervistë për median 20 minuten, kanë treguar se si burri 37-vjeçar është sulmuar me sëpatë nga fqinji i tyre. Këta kanë bërë të ditur se janë të frikësuar se kjo ngjarje mund të përsëritet, si dhe që […]

Momenti i sulmit është regjistruar përmes një video, derisa, shihet se si sulmohet 37-vjeçari, të cilës gazeta i referohet me emrin Ali B (nuk është emri i vërtetë).

Në këtë video shihet se si ky person e godet me sëpatë burrin nga Maqedonia. Sulmi dyshohet se u parapri nga një mosmarrëveshje e mëparshme.

“Ai u grind me gruan e kushëririt tim i cili jeton në të njëjtën ndërtesë me ne. Ai i ka shqetësuar fëmijët tanë” thotë Ali B.

I njëjti shpjegon se pasi që kishin ardhur në shtëpi kishin shkuar së bashku me kushëririn e tij dhe me dy djemtë e mëdhenj për të diskutuar me fqinjët për atë se çka kishte ndodhur.

“Ne donim të sqaronim me ta saktësisht se ku ishte problemi”, tha ai. Mirëpo, fqinjët sipas tij nuk kishin dashur që të sqaronin atë se çka kishte ndodhur.

“Ai bërtiti aq shumë dhe fëmijët u frikësuan. Derisa unë dhe kushëriri po dilnim nga dera e pasme ai erdhi shumë shpejtë dhe nga goditi”, tha Ali B që për fat të mirë u plagos vetëm pak nga sulmi. I njëjti ka shpjeguar se personi që i ka sulmuar i kishte sharë.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Luzernit.  Të njejtët kanë bërë të ditur se gjithçka kishte ndodhur shkaku i një mosmarrëveshje që fqinjët kishin pasur mes vete. Sipas tyre, personi që sulmoi me sëpatë ishte ndjerë i kërcënuar dhe për këtë i kishte sulmuar shqiptarët.

Të lënduarit ndërkaq nuk kanë pranuar që të marrin trajtim mjekësor.Burri u lirua të hënën me vendim të prokurorit, raporton Express.

Kjo po i shqetëson çiftin nga Maqedonia. Gruaja e Ali B, që identifikohet me emrin Adelina B, ka thënë se frikësohet se ai do t’ia lëndojë fëmijët. 29-vjeçarja tutje ka thënë se incidenti më së shumti ka prekur fëmijët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?