Komandanti i ri i Gardës Kombëtare të Ajovës viziton Ministrinë e Mbrojtjes

Zëvendësministri në detyrë i Mbrojtjes, Burim Ramadani dhe komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën sot në takime të ndara komandantin e ri të Gardës Kombëtare të Ajovës të SHBA-së, gjeneral majorin Benjamin Corell. Në takim u bisedua për partneritetin e suksesshëm dhe konkret ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes/FSK-së me Gardën Kombëtare […]

Në takim u bisedua për partneritetin e suksesshëm dhe konkret ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes/FSK-së me Gardën Kombëtare të Ajovës në kuadër të partneritetit shtetërorë ndërmjet Kosovës dhe Ajovës.

Ramadani e falënderoi gjeneralin Corell për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe e njoftoi lidhur me procesin e tranzicionit dhe implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, në mënyrë që FSK-ja të jetë sa më e gatshme për ngritjen e kapaciteteve dhe që në të ardhmen të jetë kontribuuese e paqes globale.

Në takimin e parë zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes ndërmjet komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rama dhe komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral major Corell u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera të FSK-së me Gardën Kombëtare të Ajovës, si dhe për gatishmërinë e dy institucioneve për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Gjeneral Rama dhe gjenerali amerikan Correl nesër do të vizitojnë Gardën Kombëtare të FSK-së në Pomozotin, ndërsa pritet të marrin pjesë edhe në takimin radhës të shefave të mbrojtjes në kuadër të Konferencës SHBA-Karta e Adriatikut që do të mbahet në Shqipëri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?