Kjo është letra shqetësuese e Metës për tërmetet: Tërmet apokaliptik pritet të godas Ballkanin, çka të bëjmë?

Pasditen e djeshme në Shqipëri ra një tërmet i fuqishëm, më i forti i 30 viteve të fundit, i cili shënoi plot 5.8 ballë. Në muajin korrik, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i dërgoi një letër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka ku i sinjalizonte për një tërmet […]
Pasditen e djeshme në Shqipëri ra një tërmet i fuqishëm, më i forti i 30 viteve të fundit, i cili shënoi plot 5.8 ballë.
Në muajin korrik, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i dërgoi një letër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka ku i sinjalizonte për një tërmet apokaliptik.
Meta gjithashtu u vetëofrua për një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi masat që mund të merren për tërmetin, i cili pritej të ishte 30 herë më i fortë se ai në Atika.
Pas letrës së Metës, reagoi vetë kreu i Institutit Gjeodinamik të Greqisë Akis Tselentis, i cili sipas presidentit kishte paralajmëruar tërmetin. Ky i fundit tha se rajoni mund të goditej nga një tërmet 6 ballësh.
Letra e Presidentit:
Të nderuar,
Nëpërmjet medias ndërkombëtare dhe kombëtare jam informuar mbi paralajmërimin për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin. Paralajmërimi ka ardhur nga sizmiologu i njohur, zoti Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Obsarvatori Kombëtar i Athinës.
Sizmiologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballaknin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës.
Për shkak të karakteristikave të veta sizmike vendi ynë është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Europë. Prandaj Shqipëria është një vend i kërcënuar nga kjo dukuri natyrore.
Për sa më sipër, kërkoj nga ana juaj të informohem mbi:
Institucionet përgjegjëse, a kanë kontaktuar me sizmiologun Tselentis dhe institucionet homologe të rajonit lidhur me të dhënat e tyre për paralajmërime të tilla?
Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj , nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet i përmasave të tilla.
Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qëndron dhe vendor?
Nëse e gjykoni të domosdoshme, jam i gatshëm të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare menjëherë qoftë dhe vetëm për këtë çështje, pasi çdo nënvlerësim i situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve në radhë të parë.
Presidenti i Republikës
Ilir Meta












