Kërkohet mbrojtje për Kalanë e Artanës, kompania “Koto” nga Serbia po e shkatërron

Kërkohet mbrojtje për Kalanë e Artanës, kompania “Koto” nga Serbia po e shkatërron

Gjendja në Kalanë e Artanës vazhdon të jetë e rëndë për shkak të punës joprofesionale të kompanisë “Koto” nga Serbia. Kështu u tha sot gjatë takimit konsultativ lidhur me punimet në këtë Kala. Drejtori Ismet Hajrullahu, ka kërkuar ndihmën e të gjitha institucioneve, por edhe të qytetarëve për mbrojtjen e këtij monumenti shumë të rëndësishëm […]

Gjendja në Kalanë e Artanës vazhdon të jetë e rëndë për shkak të punës joprofesionale të kompanisë “Koto” nga Serbia.

Kështu u tha sot gjatë takimit konsultativ lidhur me punimet në këtë Kala.

Drejtori Ismet Hajrullahu, ka kërkuar ndihmën e të gjitha institucioneve, por edhe të qytetarëve për mbrojtjen e këtij monumenti shumë të rëndësishëm kulturor dhe historik.

“Kalaja e Artanës sot gjendet në një gjendje të rëndë nga punimet që po i zhvillon kompania ‘Koto’ nga Serbia dhe shumë e rëndësishme është ta ndalojmë dëmtimin e saj. Sot ju ftojmë si institucion, e deri te qytetari ta japin ndihmesë për zgjidhjen e problemit për Kalanë e Artanës”, ka thëmë Hajrullahu.

Ndërkaq arkitekti Avni Mamaj ka thënë se ekziston dëshmia se kjo kompani ka shkaktuar dëme të pariparueshme në gjetjet e artefakteve.

“Ne kemi dëshmi që kjo kompani ka bërë betonizimin e gjetjet artefakte në Kalanë e Artanës. Skandal tjetër muret kanë filluar të bien që me gjasë kjo ka ndodhur për shkak punës jo profesionale të kësaj kompanie. Pas situatës së krijuar kjo kompani ka marrë përsipër sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vet kompania e kontraktuar nga UNESCO”, ka thënë ai.

Ndërkaq Isuf Koci nga Këshilli për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka thënë se kjo kompani duhet të ketë përgjegjësi penale.

“Gjithashtu shqetësim i joni është se kompania që i ka bërë dëmet ka përgjegjësitë e saj penale. Nuk mundet që një kompani që shkakton dëme ti vlerësoj ato dëme. Ne konsiderojmë se shumë asete tjera në vend që janë duke u shkatërruar.

Nga të pranishmit në këtë debat patën mospajtime mes vete. Drejtori i Institutit Arkeologjik, Enver Rexha tha se punimet nga kjo kompani po politizohen.

“Problemi është se punimet që i po zhvillon kompania ‘Koto’ po politizohet. Nuk kemi nevojë që ne të shitemi patriotë”, ka thënë ai.

Në vitin 2015, UNESCO i kishte dhënë për restaurim Kalanë e Artanës kompanisë KOTO nga Beogradi. Pas një punë 3 vjeçare e cila ka kosto mbi 1 milion euro, kalaja fillon të shkatërrohet gradualisht.

Pas këtij skandali rifillon restaurimi i cili ka qenë i mbikëqyrur nga IKMM. Ky institucion duke parë këtë skandal të rrënimit të mureve me ekskavator nga kompania serbe, me vendim ka ndërprerë të gjitha punimet. Përkundër kësaj punimet vazhdojnë ende duke mos respektuar vendimin e IKMM.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?