Kërkohet angazhim më i madh për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit

Kërkohet angazhim më i madh për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit

Në përmbyllje të Javës së Kosovës për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Javës Evropiane të Mobilitetit, u kërkua që të ketë më shumë kujdes dhe angazhim për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, teksa në Prishtinë u theksua nevoja që të ndalohet përdorimi i ngrohjes me thëngjill dhe veturave në brendësi të qytetit. Në kuadër të këtij […]

Në kuadër të këtij aktiviteti për të përcjellë mesazhet e tyre për ruajtjen e mjedisit, ishin të pranishëm ambasadori gjerman, Christian Heldt, kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Kryetari Ahmeti vuri në pah dy problemet që po e ndotin mjedisin në kryeqytet, që sipas tij janë ngrohja me thëngjill dhe përdorimi i shumtë i makinave.

Për të parën, i pari i Prishtinës tha se janë duke bërë zgjidhje me një projekt 40 milionësh për ngrohje me energji solare.

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt duke folur për sfidat që po i sjell ngrohja globale, tha se duhet të ketë një angazhim më të madh, pasi sipas tij askush nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për këtë, teksa iu bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë dhe ta duan mjedisin.

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se Kosova e së ardhmes është Kosovë e gjelbër, teksa dha edhe tri mesazhe që sipas tij janë në kuadër të përmirësimit të mjedisit.

Edhe pse e kishte konfirmuar pjesëmarrjen në këtë aktivitet, ministri në detyrë i Mjedisit, Fatmir Matoshi nuk ishte i pranishëm dhe në emër të tij foli këshilltari Leutrim Sahiti, i cili foli mbi angazhimet e MMPH-së për përmirësimin e mjedisit dhe ruajtjen e digave të lumenjve në Kosovë.

Ndërkaq,  nga përfaqësues komunalë të Prishtinës u treguan disa prej sukseseve që janë bërë për krijimin e shtigjeve për biçikleta, siç është bërë në rrugën “Zagrebi”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?