Kastrati demaskon kryetarin e VV’së në Kamenicë për reformën në arsim: Gruan e vetë tenton ta rehatojë, qytetarët i manipulon

Kastrati demaskon kryetarin e VV’së në Kamenicë për reformën në arsim: Gruan e vetë tenton ta rehatojë, qytetarët i manipulon

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë së është befasur me deklaratën e kryetarit të VV’së në këtë qytet, shkruan Periskopi. “Mirëpo, jemi befasu nga veprimi i Kryetarit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kamenicë, i cili privatisht e pranon reformën, në anën tjetër tenton të manipulojë me qytetarë duke u premtuar që […]

“Mirëpo, jemi befasu nga veprimi i Kryetarit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kamenicë, i cili privatisht e pranon reformën, në anën tjetër tenton të manipulojë me qytetarë duke u premtuar që ‘vendimi do të rikthehet pas tri jave kur të vijë Ministri i Arsimit nga kjo parti’. Më saktësisht në Krilevë. Privatisht, i apostrofuari, pasi që gruaja e tij ka mbetë jashtë listës së mësimdhënësve të angazhuar, ka dorëzuar dokumente shtesë që e mbështesin qëndrimin e saj brenda sistemit. Çfarë hipokrizie!!! E ultë. Veten e rehaton, qytetarin e manipulon”, ka shkruar ai.

“Askush nuk mund ta ndalojë një gjë që i ka ardhur koha. Por, gjërat vijnë kur punojmë për to dhe jo duke i pritur në stacion. Kështu është me reformën e arsimit në Kamenicë”, shkruan tutje ai.

Shkrimi i tij i plotë në FB:

E kemi pritë reagimin ziliqar të subjekteve politike veç pse ata nuk e nisën. E kemi pritë deklarimin kundër reformës gjatë kohës së fushatës. Me qëllim kryekput fitimin e ndonjë vote. I kemi pritë edhe demagogjitë e retorikat turlifare kundër reformës. Kemi pritë edhe premtime që reforma do të pengohet nga qeverisja e re. Edhe pse nuk mund të ndodhë. As moralisht, teorikisht, praktikisht a ligjërisht.
Mirëpo, jemi befasu nga veprimi i Kryetarit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kamenicë, i cili privatisht e pranon reformën, në anën tjetër tenton të manipulojë me qytetarë duke u premtuar që ‘vendimi do të rikthehet pas tri jave kur të vijë Ministri i Arsimit nga kjo parti’. Më saktësisht në Krilevë. Privatisht, i apostrofuari, pasi që gruaja e tij ka mbetë jashtë listës së mësimdhënësve të angazhuar, ka dorëzuar dokumente shtesë që e mbështesin qëndrimin e saj brenda sistemit. Çfarë hipokrizie!!! E ultë. Veten e rehaton, qytetarin e manipulon.

Dua t’ia kujtoj atij apo kujtdo që tenton të manipulojë qytetarin rreth nismës për arsim cilësor, që nuk do të mundet. Nxënësit e Kamenicës do të marrin mësim kualitativ.

Siç duket kjo është mënyra e VV-së sot, në qendër dhe degë: “mos bëj çfarë bëj unë , bëj çfarë them unë”.

Askush nuk mund ta ndalojë një gjë që i ka ardhur koha. Por, gjërat vijnë kur punojmë për to dhe jo duke i pritur në stacion. Kështu është me reformën e arsimit në Kamenicë. Ne i kemi garantuar mësimdhënësit që askend nuk do ta nxjerrim në rrugë; kemi siguruar transportin për nxënësit; kemi planifikuar mirë reformën dhe i kemi sqaruar kompetencat. Kjo punë nuk do të ndalet, pengesat veç na e rrisin vullnetin.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?