Kapet mjekja serbe që kishte bërë kërdi në Cyrih

Kapet mjekja serbe që kishte bërë kërdi në Cyrih

Të premten paradite në Adlikon afër Regensdorfit të Cyrihut, policia ka kapur në vepër një grua nga Serbia duke bërë në mënyrë ilegale punën e mjekes, shkruan sda.ch. Në momentin kur është kapur, ajo në ordinancën e saj, (një banesë e improvizuar si ordinancë), ishte pikërisht duke e përgatitur injeksionin për t`i bërë një pacienteje […]

Të premten paradite në Adlikon afër Regensdorfit të Cyrihut, policia ka kapur në vepër një grua nga Serbia duke bërë në mënyrë ilegale punën e mjekes, shkruan sda.ch.

Në momentin kur është kapur, ajo në ordinancën e saj, (një banesë e improvizuar si ordinancë), ishte pikërisht duke e përgatitur injeksionin për t`i bërë një pacienteje “nxjerrjen e dhjamit” përmes injektimit. Mjekja ofronte edhe ndërhyrje tjera si fryrje të buzëve dhe të ngjashme.

Nga hetimet që ka zhvilluar Policia Kantonale, ka lindur dyshimi se mjekja në fjalë po ofronte shërbime në mënyrë ilegale, transmeton albinfo.ch.

Ndërsa me rastin e kontrollimit të bërë, policët në “ordinancë” kanë gjetur tri gra të moshës në mes 41 dhe 53 vjeçare: mjeken dhe dy asistente të saj.

Të gjitha ato vinin nga Serbia ndërsa në Zvicër po qëndronin dhe punonin ilegalisht. Kjo u vërtetau kur policët në banesën në fjalë kanë gjetur një dhomë ku treshja në fjalë ofronte “ndërhyrje kozmetike dhe mjekësore”, përcjell albinfo.ch.

Mjekes i mungonte si leja e nevojshme për punën me produkte që jepen përmes injeksioneve ashtu dhe leja e përgjithshme për të punuar si mjeke në Zvicër. Po kështu lejet në fjalë u mungonin edhe dy asisteneteve të saj.

Tri serbet janë arrestuar në vendin e ngjarjes dhe i janë dorëzuar prokurorisë kompetente.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?