Kaos në Arabi: Roja i Mbretit vritet nga shoku i tij

Roja i njohur i Mbretit të Arabisë Saudite është qëlluar për vdekje në atë që autoritetet e përshkruajnë si mosmarrëveshje personale me shokun e tij, ka thënë mediumi shtetëror i këtij vendi, duke ofruar pak detaje mbi incidentit që ka shokuar mbretërinë. Kishte homazhe në mediat sociale për Maj Gen Abdulaziz al-Faghamin, me imazhe që […]
Kishte homazhe në mediat sociale për Maj Gen Abdulaziz al-Faghamin, me imazhe që e shfaqnin në punë.
Detajet mbesin të vagullta, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi. Ndërsa zyrtarët shprehën ngushëllime për Faghamin, fjalët e para zyrtare për vdekjen e tij erdhën nga një postim në Twitter prej televizionit shtetëror.
“Maj Gen Abdulaziz al-Fagham, roja kujdestare e dy xhamive të shenjta, u qëllua për vdekje shkaku i një mosmarrëveshjeje personale në Jeddah,” thuhet në postim.
Më pas, u mësua se një shok i tij e kishte qëlluar për vdekje, pas së cilit incident ishin plagosur edhe dy të tjerë./Periskopi












