Kandidati për deputet i VV-së i del në mbrojtje PDK-së: Nuk po blejnë vota

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Yll Rugova, ka bërë një postim të çuditshëm në profilin e tij në Facebook. Ai thotë se është përhapur një propagandë që thotë se “PDK-ja po blen vota”. Por, në vend se ta shoh një gjë të tillë si sulm ndaj PDK-së, ai për çudi beson se […]
Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Yll Rugova, ka bërë një postim të çuditshëm në profilin e tij në Facebook.
Ai thotë se është përhapur një propagandë që thotë se “PDK-ja po blen vota”. Por, në vend se ta shoh një gjë të tillë si sulm ndaj PDK-së, ai për çudi beson se kjo i konvenon kësaj partie dhe e dëmton partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje.
““PDK-ja po shkepë pare me të madhe për vota” është propagandë që përhapet për me i dekuraju votuesit me votu për ndryshim. PDK-ja tash s’ka mjete të tjera me të cilat mundet me u kthjellë prej vendit të tretë ku ka rënë, e po duhet me përdorë propagandë të tillë.” – shkruan z.Rugova.
Nuk dihet pse do të dekurajoheshin votuesit potencialë të partisë së tij për të votuar nëse do të besonin në një gjë të tillë. Kjo madje tingëllon fyese për elektoratin e Vetëvendosjes, duke e menduar si joparimor por siç njihen në popull interesxhi, shkruan Periskopi.
Analistë të ndryshëm kanë tërhequr vëmendjen deri tash, se një pjesë e madhe e votuesve në Kosovë votojnë për ato parti që kanë gjasat më të mëdha për fitore – dhe ndoshta kjo është referenca reale që bën Rugova në postimin e tij.
Ai po ashtu, në postim ka treguar se VV-ja ka një shumicë në Komisionin Qendror Zgjedhor, dhe që gjasat për vjedhje votash janë zero.
Ky është postimi i plotë i tij:













