Kadrijaj: Vjosa Osmani të shkojë edhe në Prekaz, ta kuptojë se s’u çliruam veç me mend por edhe me mund

Time Kadrijaj nga radhët e AKK-së përmes një statusi në Facebook i ka përcjellur disa porosi për kandidatën për kryeministre nga radhët e LDK-së për Vjosa Osmanin, shkruan Periskopi. Kadrijaj tha se është ndjerë mirë kur ka parë qe Osmani ka shkuar në vizitë tek kulla e Isa Boletinit me shpresën që sipas saj të […]
Kadrijaj tha se është ndjerë mirë kur ka parë qe Osmani ka shkuar në vizitë tek kulla e Isa Boletinit me shpresën që sipas saj të ketë kuptuar se liria është ardhur me luftë e jo siç është shprehur ajo me luftë.
Tutje ajo ka shkruar duke i kërkuar Osmanit që ajo të shkoj në vizitë edhe në Prekaz që ta kuptoj të vërtetën e lirisë.
Shkrimi i saj në FB:
E pashë Vjosën në kullen e Isa Boletinit, dhe më erdhi mirë se para disa ditëve tha qe vendi ynë u qliru me mend, e aty besoj e ka kuptu se ka pas sakrificë shekullore per me ardhë deri te liria. Shko edhe në Prekaz e Gllogjan, pastaj shko deri në Koshare se ki nevojë me e kuptu të vërteten se si erdhëm deri te liria!












