Kaçaniku mbështetë fuqishëm Limajn për kryeministër dhe projektin e tij Bashkë për Shtetin!

Kaçaniku mbështetë fuqishëm Limajn për kryeministër dhe projektin e tij Bashkë për Shtetin!

Nisma Socialdemokrate të premten në mbrëmje ka mbajtur tubim elektoral në komunën e Kaçanikut. Në ditën e tretë të fushatës zgjedhore, kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj tha se mund t’i bëjë bashkë edhe ata që nuk pajtohen, dhe të ul në tavolinë me ata të cilët nuk mund të shohin njëri-tjetrin. “Ky […]

Nisma Socialdemokrate të premten në mbrëmje ka mbajtur tubim elektoral në komunën e Kaçanikut.

Në ditën e tretë të fushatës zgjedhore, kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj tha se mund t’i bëjë bashkë edhe ata që nuk pajtohen, dhe të ul në tavolinë me ata të cilët nuk mund të shohin njëri-tjetrin.

“Ky shtet vetë nuk do të ishte bërë, dhe nuk mund ta shpëtoj një individ, e as nuk mund ta realizoj njëindivid, as unë. Këtë mund ta bëjmë bashkë, bashkë për punë te mira. Ne kemi nevojë për njëri tjetrin më shumë se kurrë. Ne jemi bashkuar në jo shumë raste, por sa herë jemi bashkuar kemi bërë mrekulli… Unë kam shumë bashkëluftëtarë në këtë sallë, dhe shumë që nuk janë në këtë sallë, që na ka bashkuar kauza e lirisë. Kosova ka nevojë sot për burrështetas, e jo për politikanë që shpifin, përçajnë dhe bëjnë me gisht”, deklaroi Limaj.

Ai tha se djemtë dhe vajzat e Kaçanikut duhet të marrin vendin që meritojnë. Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha se deputeti, kryeministri dhe ministri nuk janëvende pune, por mandate përfaqësimi, në shërbim të qytetarëve.

“Ky vend, Kosova dhe pa dyshim në kuadër të Kosovës, Kaçaniku ka nevojë për njerëz që kur marrin besimin, e dojnë se duhet të kthehen tek rrënjët e tyre për të dhënë llogari çdo ditë. E për t’u bërë, kjo duhet një histori me pas parasysh njerëzit. A mund t’ia besosh vendin dikujt që në të kaluarën asnjë vepër të mire nuk e ka bërë për vendin”, tha Sherifi.

Sipas Sherifit, Limaj ka qenë i përndjekur padrejtësisht, për vite me radhë. Agim Çaka, kryetar i degës së Nismës në Kaçanik, tha se Nisma para pesë viteve surprizoi Kosovën, dhe sot është faktor për qeverisje. “Shteti, asgjë para shtetit, pushteti nuk ka shtet pa një pushtet. Partia nuk ka shtet pa parti të organizuar mirë. Individi-dhe nuk ka individ pa partinë. Ne po ashtu punojmë fuqishëm në rrafshin horizontal,të gjithë me frymë socialdemokrate për shtetin”, tha Çaka.

Agim Çaka dhe Hizri Vishi janë kandidatët për deputetë nga Nisma Socialdemokrate në komunën e Kaçanikut.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?