Ja se si ta mbroni fytyrën nga tharja…

Ja se si ta mbroni fytyrën nga tharja…

Vjeshta është duke ardhur, ajri po bëhet i freskët dhe së shpejti lëkura jonë e pastër e verës do t’ia lërë vendin lëkurës së thatë. Fatmirësisht, ky efekt anësor i sezonit është tërësisht i shmangshëm sipas dermatologes amerikane Whitney Bowe, e cila sugjeron disa masa të thjeshta parandaluese që do të bëjnë shumë ndryshime në […]

Vjeshta është duke ardhur, ajri po bëhet i freskët dhe së shpejti lëkura jonë e pastër e verës do t’ia lërë vendin lëkurës së thatë. Fatmirësisht, ky efekt anësor i sezonit është tërësisht i shmangshëm sipas dermatologes amerikane Whitney Bowe, e cila sugjeron disa masa të thjeshta parandaluese që do të bëjnë shumë ndryshime në mënyrën se si ne dukemi apo ndjehemi që nga momenti kur gjethet fillojnë të bien, deri në çeljen e lules së parë në pranverë.

Përpara se shenjat e para shqetësuese të fillojnë të shfaqen, një nga mënyrat më të thjeshta për të qenë të përgatitur është të investoni për një makineri lagështire në dhomën tuaj, thotë Bowe. “Rritja e lagështirës në ajër do ndihmojë në parandalimin e tharjes së lëkurës”. Ajo sugjeron ta përdorim atë çdo natë për rezultatet më të mira, për ta rihidratuar lëkurën për ditët që do të vinë.

Më pas, bëni disa rishikime në rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën. Përkushtimi ndaj shtresëzimit për disa minuta do ju ndihmojë nëse lagështira bie nën nivelin tuaj. “Kur lëkura thahet, qelizat e vdekura të lëkurës grumbullohen, duke e bërë të pamundur depërtimin e hidratuesit”, thotë Bowe.

Një serum i acidit hialuronik ose një formulë e mbushur me antioksidantë, e ndjekur nga një hidratues apo vaj do t’ju ndihmojë që ta bëni fytyrën tuaj të shkëlqejë për një kohë të gjatë. Për ta bërë më efektiv hidratimin, Bowe rekomandon trajtimin e fytyrës me ujë micelar përpara gjumit. Dhe kur të vijë mëngjesi, mos harro kremin e diellit.

Dhe në fund, për një shkëlqim të pakrahasueshëm, mbusheni dietën tuaj ushqimore me gjëra si sardele, vaj ulliri, fara liri dhe avokado, të cilat përmbajnë omega-3 dhe acide yndyrore që ndihmojnë në zëvendësimin e yndyrnave natyrore që kanë humbur gjatë motit të ftohtë.

Shmangni karbohidratet si buka e bardhë, pastat, frutat e thata dhe qumështi për ta larguar akoma më shumë inflamacionin dhe tharjen e lëkurës. Dimri po vjen, por nëse ndiqni këto këshilla lëkura juaj s’ka pse ta dijë.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar