Ja kur do të nis shpërndarja e barërave falas për personat me sëmundje kronike

Uran Ismaili thotë se në katër mujorin e parë të Qeverisë Veseli, do të nis shpërndarja falas për personat të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike, përcjellë Periskopi. Këtë e tha në RTK, kandidati për deputet i PDK-ës, i cili u shpreh se tashmë kanë bërë marrëveshje me një kompani për shpërndarjen falas të këtyre barërave. […]
Këtë e tha në RTK, kandidati për deputet i PDK-ës, i cili u shpreh se tashmë kanë bërë marrëveshje me një kompani për shpërndarjen falas të këtyre barërave.
“E para sistemi shëndetësor duhet me kuptu, të paktën atë që unë e kam trashëgu, ka qenë me probleme të mëdhaja, dhe askush nuk thotë se janë përfundu problemet, por janë disa probeleme që janë reduktu shumë. Nuk ka pasur barnatore për me i rujt barnat për klinika të ndryshme, e tash janë ato barnatore. Kosova ka qenë e vetmja bashkë me Bjellorusinë që nuk ka pas mbrojtje të çmimit të barnave, dhe tash ka. Këto janë ndryshime që kanë ndodh dhe janë duke dhënë efekt. Do të bëjmë edhe dy intervenime shumë të rëndësishme. Kemi paraqitur edhe pakon e barnave jashtë-spitalore, gjë e cila do të ndodh në katër mujorin e parë të Qeverisë Veseli, janë barnat të cilat personat me sëmundje kronike nuk do të kenë nevojë t’i blejnë por do t’i marrin falas”, tha Ismaili. /Periskopi












