Istog, arrestohen dy persona për grabitjen e një pike karburanti

Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor në Istog, është njoftuar se sot rreth orës 00:45, tek një pikë karburanti në Istog, ka ndodhur një vjedhje, me ç’rast disa persona të panjohur janë futur në mënyre të dhunshme nga dritarja e tualetit dhe kanë depërtuar në brendi të objektit për të vjedhur para të gatshme. Njësitet […]
Njësitet relevante të Policisë së Stacionit Policor Istog, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes duke bërë sigurimin e vendngjarjes dhe mbledhjen e dëshmive.
Pas një pune operativo-hetimore nga njësitit i hetimeve është arritur të behët identifikimi rrjedhimisht arrestimi i personave të dyshuar: B.R. i lindur në vitin 1999 dhe L.SH. i lindur në vitin 2000.
Të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, kanë pranuar veprën e kryer, ndërsa të hollat e vjedhura ju kanë kthyer pronarit, ndërsa dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohen në mbajtje për 48 orë.












