Ismaili për taksën: Ne do të ishim me SHBA’në përpara inatit ndaj Serbisë

Uran Ismaili nga PDK, sonte në Debat Plus duke folur për taksën ndaj Serbisë, ka thënë se duhet ruajtur raportin me SHBA’në, ndërsa masa më e mirë do të ishte ajo e reciprocitetit, transmeton Periskopi. ‘’Veseli ka thënë që unë do të isha gjithmonë me partnerët, përpara inatit. Gjitha këto që e forcojnë Kosovën. Edhe […]
‘’Veseli ka thënë që unë do të isha gjithmonë me partnerët, përpara inatit. Gjitha këto që e forcojnë Kosovën. Edhe nëse na thotë dikush në rrugë që shumë mirë e keni bë. Ne shtetin e kemi forcuar gjithnjë me SHBA’në. Taksa nëse del si kundërpeshë e interesave tona me SHBA’’, ka thënë Ismaili.
‘’ Ia vlen të mendojmë cila është rruga më e mirë. Veseli e ka propozuar masën e reciprocitetit, ku e kemi pasë një mbështetje nga faktori ndërkombëtar. Reciprociteti i bën Serbisë dëm më shumë, na forcon me SHBA’në. PDK flet njëzëri’’,shton ai./PERISKOPI/
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/1119688091754950/












