Ismaili: E dirigjuara e Isa Mustafës sot tregoi se sa pak e njeh shëndetësinë – SHSKUK i tha SHKSKUK

Ismaili: E dirigjuara e Isa Mustafës sot tregoi se sa pak e njeh shëndetësinë – SHSKUK i tha SHKSKUK

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një shkrimi në Facebook i ka reaguar kandidates të LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani. Në këtë reagim, ministri Ismaili, ndër të tjera, ka thënë se në konventën e LDK-së për shpalosjen e “programit” të tyre për shëndetësi, Vjosa Osmani dëshmoi edhe njëherë që po vazhdon të ndjekë vizionin e […]

Në këtë reagim, ministri Ismaili, ndër të tjera, ka thënë se në konventën e LDK-së për shpalosjen e “programit” të tyre për shëndetësi, Vjosa Osmani dëshmoi edhe njëherë që po vazhdon të ndjekë vizionin e Isa Mustafës.

Reagimi i plotë:

Në konventën e LDK-së për shpalosjen e “programit” të tyre për shëndetësi, Vjosa Osmani dëshmoi edhe njëherë që po vazhdon të ndjekë vizionin e Isa Mustafës.

Vjosa Osmani e rikonfirmoi atë që e dimë të gjithë: se është zgjatim i modelit qeverisës së Isa Mustafës, që jo vetëm nuk ofron alternativë për ndryshim, por edhe tenton të zhbëjë progresin që e kemi arritur në shëndetësi.

Ajo foli për shëndetësinë si “sektor ekzistencial për mirëqenien e shtetit tonë”, mirëpo ajo e fsheh faktin se është pikërisht LDK-ja fajtorja kryesore për gjendjen e rëndë në shëndetësi. Në këtë konventë u tha se “shëndeti është mbi politikën dhe profitin”, por puna e LDK-së dëshmon të kundërtën: se interesat politike dhe leverditë e ngushta ekonomike kanë qenë mbi shëndetin dhe jetët e qytetarëve.

LDK-ja premtoi 200 milionë euro në shëndetësi, por duhet rikujtuar që vite me radhë kjo parti në të njëjtën kohë ka pasur postin e Kryeministrit, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Shëndetësisë, kurse buxheti i ndarë për shëndetësi ka qenë dukshëm më shumë i vogël se sot. 200 milionët i premtoi për pajisje të reja mjekësore.

Por Vjosa Osmanit po ia risjellim në mend atë që ajo e di mirë, se LDK pajisjet e reja mjekësore i mban për vite të tëra nëpër depo të Vjenës, duke i lënë qytetarët pa shërbime elementare. Vjosa Osmani sot publikisht pranoi suksesin e PDK-së në luftën kundër korrupsionit që i shpëtoi Kosovës mbi 12 milionë euro në blerjen e barnave, por me ironi tha se janë kursyer “disa miliona”.

Pra kursimi i dhjetëra milionave për LDK-në është punë e vogël dhe nuk çon peshë. Kjo vërteton se ajo ka të njëjtën shkollë qeverisëse si Isa Mustafa që i ka gjuajtur “disa milona” në çmime abuzive për blerje të barnave.

Kandidatja e Isa Mustafës flet për investim në kapital njerëzor dhe për respektin e saj për mjekë e infermierë, por nuk e ka votuar ngritjen e pagave për ta, duke i shtyrë mjekët e infermierët që të ikin nga Kosova. Për më tepër, LDK-ja sot premtoi themelimin e Spitalit të Prishtinës dhe digjitalizimin e sistemit shëndetësor.

Si çdo herë tjetër, PDK-ja është tre hapa para. Derisa LDK-ja premton, ne veçse kemi filluar realizimin e Spitalit të Prishtinës, si dhe e kemi shtrirë digjitalizimin e sistemit shëndetësor në 24 komuna të Kosovës.

Sesa pak e njeh shëndetësinë Vjosa Osmani, tregon fakti që ajo SHSKUK-së i thotë SHKSKUK dhe me këtë e kompletoi komedinë dhe paradën e sotme të LDK-së.

Kaq për personin që mendon që është kandidat për kryeministër, por në fakt është vetëm pretendente e mbështetur dhe e dirixhuar nga Isa Mustafa.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?