Ish kryeministri anglez, David Cameron, tregon pse i kërkoi Mbretëreshës të intervenonte për referendumin

David Cameron është munduar të justifikohet pasi i kishte kërkuar Mbretëreshës që të intervenonte në referendumin për pavarësinë e Skocisë pasi e kishte kapur paniku nga sondazhet që parashikonin fitore për fushatën që kërkonte pavarësi. Ish kryeministri konservator pranoi për herë të parë që ishte munduar të kërkonte mbështetje nga Buckingham Palace në vitin 2014. […]
David Cameron është munduar të justifikohet pasi i kishte kërkuar Mbretëreshës që të intervenonte në referendumin për pavarësinë e Skocisë pasi e kishte kapur paniku nga sondazhet që parashikonin fitore për fushatën që kërkonte pavarësi.
Ish kryeministri konservator pranoi për herë të parë që ishte munduar të kërkonte mbështetje nga Buckingham Palace në vitin 2014.
Mbretëresha kishte thënë në atë kohë që shpresonte se “do të mendonte me shumë kujdes për të ardhmen”, duke i dhënë shtytje fushatës që mësynte ta linte Skocinë brenda Mbretërisë së Bashkuar, shkruan Periskopi.
“Kurrë s’kam kërkuar diçka të padukur. Nuk dua të them asgjë rreth kësaj, jam i sigurt që disa njerëz mund të mendojnë se kam folur si tepër për këtë çështje.”
Më tej, ai tha që u ndje “i merë” kur kishte dhënë dorëheqje si kryeministër pas votimit për Brexit – por pretendoi se u la “pa kredibilitetin e nevojshëm për të vazhduar si kryeministër”. /Periskopi












