I vdiq djali pasi ra në gropën e hapur, babai kërkon 52 mijë euro nga kompania

I vdiq djali pasi ra në gropën e hapur, babai kërkon 52 mijë euro nga kompania

Babai kërkon 52 mijë euro kompensim për djalin e mitur që thotë se humbi jetën pasi ra në gropën që ishte lënë e hapur nga kompania punëkryese. 52 mijë euro është shuma që Nexhmedin Goxhufi po kërkon nga kompania “Hertica”, në emër të dëmshpërblimit për vdekjen e djalit të tij, pasi që kishte rënë në […]

52 mijë euro është shuma që Nexhmedin Goxhufi po kërkon nga kompania “Hertica”, në emër të dëmshpërblimit për vdekjen e djalit të tij, pasi që kishte rënë në një gropë të mbushur me ujë.

Tani paditësi Goxhufi, padinë e kishte ushtruar në maj të vitit 2012, ndërsa seanca përgatitore është mbajtur pas shtatë vjetësh, konkretisht të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në padi thuhet se kompania “Hertica”, kishte hapur një gropë e rastin e ndërtimit të rrugës që lidhte fshatrat Koliq dhe Dyz dhe pas përfundimit të punimeve ,nuk e kishte mbyllur gropën dhe siç thuhet në padi, gropa vazhdimisht kishte paraqitur rrezik për banorët.

Në padi thuhet se fëmija i paditësit, A.G, aksidentalisht kishte rënë në këtë gropë të mbushur me ujë dhe kishte humbur jetën.

Lidhur me këtë rast, të hënën, përfaqësuesi me autorizim zëvendësues i paditësit, Faton Hyseni, ka thënë se për shkak të mos aplikimit të rregullave në punë nga kompania “Hertica”, ka humbur jetën i mituri A.G.Fillimisht, ai ka thënë se qëndron pranë padisë dhe kërkesës së saj, duke kërkuar nga gjykata që e njëjta të aprovohet si e bazuar.

Ai tha se nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, nuk kishin arritur të siguronin ndonjë informatë lidhur me rastin.

Prandaj, ai i ka propozuar gjykatës që t’i drejtohet zyrtarisht Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për të kërkuar informacion lidhur me epilogun e procedurës penale të zhvilluar në këtë rast, i cili propozim është aprovuar nga gjykatësi i rastit, Dardan Kadolli.

Në anën e kundërt, përfaqësuesi i të paditurës, avokati Mentor Neziri, e ka kundërshtuar legjitimitetin pasiv të të paditurit në këtë procedurë.

Ai fillimisht tha se qëndron pranë përgjigjes në padi të dorëzuar në gjykatë më 22 korrik 2015, në të cilën përgjigje e ka kontestuar bazën dhe lartësinë e padisë.

Neziri, kontestimin e bazës së padisë, e ka mbështetur në pretendimin se paditësi deri tani me asnjë provë nuk ka arritur ta arsyetojë legjitimitetin pasiv të të paditurës në këtë procedurë.

Lidhur me mungesën e informacioneve nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, për këtë rast, përfaqësuesi i të paditurës, Mentor Neziri, ka pretenduar se është e pamundur që prokuroria të mos ketë vendosur për këtë rast, duke marrë parasysh kohën prej kur ka ndodhur rasti.

Pas kësaj, përfaqësuesi i paditësit, ka kërkuar që seanca të shtyhet, në mënyrë që në seancën e radhës të prezantojë vet avokati me autorizim i paditësit, Skender Musa, cili propozim është aprovuar nga gjykatësi Kadolli.

Kadolli, me procesverbal ia ka tërhequr vërejtjen përfaqësuesve të paditësit, që të njëjtit të kenë parasysh parimin e ekonomizimit në këtë procedurë, për faktin se ata dy herë radhazi kanë kërkuar shtyrjen e seancës përgatitore.

Seanca e radhës në këtë rast pritet të mbahet më 5 nëntor 2019, duke filluar nga ora 13:30.Ndryshe, sipas padisë së ushtruar më 3 maj 2012, paditësi Nexhmedin Goxhufi po kërkon nga kompania “Hertica”, kompensimin e dëmit në vlerë prej 52 mijë euro, për dhembje dhe vuajtje shpirtërore të humbjes së djalit të tyre.

Bazuar në padi, deri të rasti kishte ardhur ashtu që në lagjen “Goxhufaj”, kompania “Hertica”, e paditur në këtë procedurë, kishte hapur një gropë për të marr material për ndërtimin e rrugës.

Sipas padisë, e paditura pasi që ka përfunduar punimet nuk e kishte mbyllur gropën, e cila siç thuhet në padi, vazhdimisht kishte paraqitur rrezik për banorët e lagjes.

Në padi thuhet, se fëmija i paditësit, aksidentalisht kishte rënë në këtë gropë të mbushur me ujë dhe kishte humbur jetën. Në padi thuhet se familjarët e posaçërisht nëna e fëmijës kishte përjetuar trauma psikike dhe me çrregullime të përhershme.

Prandaj, me anën e kësaj padie, paditësit po kërkojnë kompensim dëmi nga kompania “Hertica”, pasi që pretendojnë se e njëjta është përgjegjëse direkte për humbjen e fëmijës së tyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?