I mbijetoi kancerit, amerikanja kaloi duke notuar not Kanalin e La Manshit katër herë pa u ndalur

Një amerikane u bë personi i parë në botë që notoi Kanalin e La Manshit katër herë, pa u ndalur. Sarah Thomas, 37 vjeçe, e filloi sfidën në orët e para të së dielës dhe e përfundoi të martën në mëngjes, pas më shumë se 54 orësh. Notarja, e cila përfundoi trajtimin e kancerit të […]
Sarah Thomas, 37 vjeçe, e filloi sfidën në orët e para të së dielës dhe e përfundoi të martën në mëngjes, pas më shumë se 54 orësh.
Notarja, e cila përfundoi trajtimin e kancerit të gjirit një vit më parë.
Ajo tha se e bëri këtë në emër të të gjithë të mbijetuarve nga kanceri.
Më parë, vetëm katër notarë e kanë kapërcyer Kanalin e La Manshit me not, tri herë pa u ndalur.
Ky kanal, lidh Anglinë dhe Francën.
Distanca më e shkurtër midis dy vendeve është 21 milje detare, por ajo kalon përmes njërës prej trajektoreve më të ngarkuara të transportit në botë.













