Hoxha i njohur kosovar përgjigjet: A e lejon Kurani një grua që të jetë kryeministre (Video)

Hoxha i njohur kosovar, Drilon Gashi, i cili është përjashtuar nga Bashkësia Islame e kosovës [BIK] para disa javësh, ka bërë një video në YouTube në lidhje me atë se a i lejohet një gruaje të ketë post të lartë në udhëheqjen e shtetit. Hoxha në fjalë, i njohur për qëndrimet e tij përparimtare, i […]
Hoxha në fjalë, i njohur për qëndrimet e tij përparimtare, i është referuar një hadithi kuranor të keqinterpretuar në rrjetet sociale e ku thuhet se një grua nuk meriton të jetë udhëheqëse e shtetit.
Gashi ka kontestuar një interpretim të tillë duke deklaruar që Kurani në fakt nuk përzihet në çështjet e organizimit shtetëror, shkruan Periskopi.
“Kurani nuk ka sqaruar çështjet e shtetit. Ato kanë vleftë shpirtërore, por jo shtetërore.” – thotë ai.
Ai ka përmendur edhe udhëheqjet e kalifateve arabe nga kalifët pas Muhamedit, duke thënë se duhet të konsiderohet absurde që shteti të udhëhiqet siç e ka udhëhequr atë, për shembull Ebu Bekri.
“Është absurde me udhëheq shtetin në Kosovë ashtu qysh e ka udhëheq shtetin Ebu Bekri para 1400 vitesh.” – deklaron Gashi.
Hoxha ka përsëritur disa herë se Kurani nuk bën dallim mes burrit dhe gruas. /Periskopi












