Hoti: Shërbimi i jashtëm ka qenë i ngarkuar me njerëz partiak

Afrim Hoti nga koalicioni AAK-PSD, ka thënë se diplomacia kosovare ka qenë gjithmonnë i ngarkuar me element poltik, shkruan Periskopi. Hoti ka thënë fillimi i njohjeve ka qënë në koordinim me shtetet aleate të Kosovës, por pas kësaj sipas tij Kosova ka dështuar. “Çështje të njohur veprimet tona kanë marr koordinimin nga fuqitë e mëdha […]
Hoti ka thënë fillimi i njohjeve ka qënë në koordinim me shtetet aleate të Kosovës, por pas kësaj sipas tij Kosova ka dështuar.
“Çështje të njohur veprimet tona kanë marr koordinimin nga fuqitë e mëdha ajo që ka qenë pjesë e përgjegjësisë tonë, ajo ka dështuar”, u shpreh ai në Debat Plus.
Tutje, ai ka thënë se shërbimi i jashtëm ka qenë i ngarkuar me element partiak.
“Shërbimi jashtë ka qenë i ngarkuar me element partiak me diplomat, ambasadorë, diplomacia është para një kolapsi”, ka thënë ai.
Ai poashtu ka thënë se në Qeverinë Haradinaj në politiken e jashtme u krijua një politikë më aktive më e fushqishmë duke ndikuar te temat si ushtria e taksa./Periskopi.












