Historike: Zbulohet qyteti i lashtë grek i Teneas

Një prej arkeologeve më të mira të Greqisë, Elena Korka, së fundi bëri zbulimin më të madh në karrierën e saj 40 vjeçare: qytetin mitik të Teneas që ishte ndërtuar nga robërit trojanë të luftës. “Qyteti i Teneas e mbulonte gjithë këtë pjesë,” më tha arkeologia duke më treguar disa kodra dramatike në Peloponezin në […]
“Qyteti i Teneas e mbulonte gjithë këtë pjesë,” më tha arkeologia duke më treguar disa kodra dramatike në Peloponezin në Greqi.
Qyteti i humbur i Teneas, që ishte përmendur shumë herë në mitet greke dhe tekstet historike, ashtu si edhe në legjendën antike të Edipit, të mbretit mitik të Tebes që pa dashje vrau babain dhe u martua me nënën e tij, u zbulua nga ajo dhe ekipi i saj në fund të tetorit të kaluar.
Sipas mitit, qyteti ishte themeluar nga Trojanët diku rreth vitit 1100 para lindjes së Krishtit. Ata e kishin zgjedhur atë vend sepse ndodhej rrugës mes Korinthin dhe vendbanimit të lashtë të Mikenës, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Edipi thuhet se është rritur në atë qytet dhe më pas ishte larguar si fëmijë. Deri tash askush nuk e dinte se ku ishte – apo se pse ishte zhdukur.
Kërkimi për Tenean kishte nisur në vitin 1984. Korka i kishte veç pesë vjet karrierë kur pranoi një thirrje nga disa fshatarë që po e rrëmonin një kanal ujor. Ata i kishin mëshuar një sarkofagu antik dhe e kishin thyer përgjysmë. Korka kishte shkuar të këqyrte. “Në momentin që e pashë, e kuptova se ishte diçka unike,” tha ajo.
Sidoqoftë, doli se kontrabandistët e paligjshëm të antikiteteve e kishin ditur për vendin shumë kohë më herët, dhe madje i paguanin fermerët vendas për vazet dhe monedhat që i gjenin.
Në vitin 2010, Korka kishte punuar me policinë dhe informantët që të zbulonte shitjet ilegale të dy statujeve. “Ato statuja tregonin se Tena kishte qenë qytet i njohur me art të nivelit të lartë,” tha ajo.
Arkeologia beson që banorët e lashtë të Teneas kishin ikur drejt kodrave kur ai rajon ishte pushtuar nga sllavët.
Zbulimi i Tenas i është përgjigjur shumë mistereve tashmë. Një prej tyre ishte edhe ai se ku ndodhej qyteti dhe pse ishte braktisur. Por, tashmë pritet të zbulohen të tjera shtëpi, tempuj, teatër dhe një Pazar – i njohur në greqishten e lashtë si agora – në vitet që vijnë. /Periskopi












