Hetimi për shkarkim të Trumpit: Çka do të ndodh më pas?

Hetimi për shkarkim të Trumpit: Çka do të ndodh më pas?

Donald J. Trump do të jetë presidenti i katërt në historinë amerikane që do të përballet me një hetim formal për shkarkim, pas njoftimit të Nancy Pelosit Spikerja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka njoftuar fillimin e hetimit formal për shkarkimin e Donald Trumpit, duke e bërë atë presidentin e katërt në historinë e […]

Spikerja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka njoftuar fillimin e hetimit formal për shkarkimin e Donald Trumpit, duke e bërë atë presidentin e katërt në historinë e ShBA-ve që do të përballet me një investigim të tillë të jashtëzakonshëm.

Të tria rastet e tjera me presidentët tjerë rezultuan ose në akuzimin ose në dorëheqjen e presidentit, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Çka po bën vaki?

Pas disa muajsh presioni nga anëtarët e partisë së saj (dhe jo vetëm), Pelosi më në fund mori vendimin të martën. 30 demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve iu bashkuan thirrjes për hapjen e hetimit zyrtar për shkarkim.

Ky presion u rrit ndjeshëm pasi Kongresi mësoi nga raportimi i një sinjalizuesi që kishte alarmuar komunitetin e inteligjencës për një bisedë që Trumpi e kishte pasur me presidentin e Ukrainës. Biseda raportohet se ka përfshirë zëvendës-presidentin Joe Biden, oponentin potencial të Trumpit për vitin 2020. Demokratët pretendojnë që Trumpi ndaloi ndihmat ushtarake pasi presioni për të marrë informacione për Bidenin nuk kishte shkuar mirë. Trumpi mohoi çdo keq-bërje edhe pse e pranoi se e kishte bërë atë telefonatë.

Qysh funksionon procedura?

Pelosi tha që gjashtë komitete kongresi së fundi po investigojnë shkelje të mundshme për akuzë. Bazuar në gjetjet e tyre, komiteti gjyqësor mund të draftojë dhe aprovojë nenet e akuzimit ndaj Trumpit, që më pas mund të shkojë në Dhomën e Përfaqësuesve për votim. Nëse këto nene kalojnë, Senati do të mbajë një proces për këtë çështje, me dy-të-tretat e shumicës që nevojiten për ta dënuar dhe dëbuar presidentin.

Më parë janë akuzuar tre presidentë të tjerë, Bill Clintoni [1998], Andrew Johnsoni [1868] dhe Richard Nixoni [megjithëse jo teknikisht sepse kishte dhënë dorëheqje]. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?