Haxhiu: Ajnishahja ishte shembulli më i mirë i gruas punëtore

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se Ajnishahe Halimi ishte shembulli më i mirë i gruas punëtore, shkruan Periskopi. “Ajnishahja ishte shembulli më i mirë i gruas punëtore, që me punën e saj theu tabut , theu barrierat dhe sfidojë edhe meshkujt në mbrojtje të shtetit dhe […]
“Ajnishahja ishte shembulli më i mirë i gruas punëtore, që me punën e saj theu tabut , theu barrierat dhe sfidojë edhe meshkujt në mbrojtje të shtetit dhe së drejtës”, ka shkruar Haxhiu.
Shkrimi i tij i plotë:
Sot paska ndrru jetë veprimtarja e palodhur e çështjes kombëtare Ajnishahe Halimi. Ajnishahja ishte shembulli më i mirë i gruas punëtore, që me punën e saj theu tabut , theu barrierat dhe sfidojë edhe meshkujt në mbrojtje të shtetit dhe së drejtës.Ajo mbetet një nga gratë më të forta kombtarisht që i pati Drenica.
Ajo e mbrojti Drenicën edhe nga elementë frustrues që tentonin ta përcanin atë.
Ajo luftoi shumë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
I tregoi gjithë botës se çfarë gjenocidi ushtroi Serbia mbi familjen Jashari dhe popullin e Kosovës.
U prehsh në paqe heroina e Kosovës!
Ngushllime familjes, farefisit dhe gjithë Kosovës!













