Haradinaj thotë se liberalizimi i vizave pritet të ndodhë për Krishtlindje

Haradinaj thotë se liberalizimi i vizave pritet të ndodhë për Krishtlindje

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, edhe njëherë ka dhënë premtim se liberalizimi i vizave mund të ndodhë në dhjetor të këtij viti. Ai tha se Kosova i ka kryer detyrat e saja, dhe se është premtim i BE-së, që ky lajm të vijë për Krishtlindje. “Qeveria ime ka pasur shumë procese të rëndësishme. Para 1 […]

Ai tha se Kosova i ka kryer detyrat e saja, dhe se është premtim i BE-së, që ky lajm të vijë për Krishtlindje.

“Qeveria ime ka pasur shumë procese të rëndësishme. Para 1 viti Parlamenti i BE ka dhënë disa kushte që Kosova nga ana e saj i ka kryer me kohë. Holanda dhe Franca kanë skepticizëm. Pra lajmi i mirë është opsion i mirë që liberalizimi i vizave të ndodh për Krishtlindje”, tha ai.

E për dialog, Haradinaj tha se procesi është larguar nga dora e presidentit.

“Nuk ja kam lënë në dorë dialogun Presidentit por ja kam heq nga dora. E kemi heq nga dialogu me dyer të mbyllura me rreziqe për ndarje të Kosovës. Pra e kemi kthyer në një dialog.

Ai që zgjidhet në qeveri duhet të ruajë marrëdhëniet mes palëve dhe të gjejë koncensus në parlament, sepse jemi shtet parlamentar. Në tetor mbahet tash Serbia thotë hiqe taksën. Askush nuk na pyet si erdhi taksa, pra BE-ja le t’i thotë që votoje Kosovën në Interpool atëherë vijnë flasin me neve”, tha ai.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka folur edhe për të drejtat e komunitetit LGBT. Ai ka thënë se për çdo komunitet përfshirë edhe LGBT, ka respekt.

“Unë mendoj se çdo individ duhet t’i gëzojë të drejtat e veta. Pra nuk duhet që tjerët t’i gjykojnë ata se çfarë te zgjedhin. Ju e dini se ne jemi parti e qendrës dhe jemi pro familjes por jo kundër këtyre komuniteteve. Pra i respektoj”, ka thënë Haradinaj.

Këto komente Haradinaj i bëri në debatin “Fol Hapur” të organizuar nga Lëvizja Fol.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?