Haradinaj para rugovasve: Kam folur me dy liderët malazez, guri do të kthehet në Çakorr

Haradinaj para rugovasve: Kam folur me dy liderët malazez, guri do të kthehet në Çakorr

Në Rugovë të Pejës, para qytetarëve të kësaj ane ka folur i nominuari për Kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj. Ai ka folur për demarkacionin me Malin e Zi, që prek territorialisht këtë zonë. Haradinaj ka thënë se çështja e Çakorrit do të zgjidhet në marrëveshje me Malin e Zi. Ai ka thënë se Mali […]

Ai ka folur për demarkacionin me Malin e Zi, që prek territorialisht këtë zonë. Haradinaj ka thënë se çështja e Çakorrit do të zgjidhet në marrëveshje me Malin e Zi.

Ai ka thënë se Mali i Zi është treguar korrekt me Kosovës për disa vite, duke nisur nga lufta me Serbinë.

“Mali i Zi e ka ndërru drejtimin qe një kohë. Në luftën e fundit është ruajtë me ne, një pjesë e jona gjetën strehë te ta. Tani na e njofti pavarësinë”, ka thënë Haradinaj.

Ka folur edhe për demarkimin në versionin Meha, të cilin e ka quajtur gabim. Por ka thënë se me liderët e Malit të Zi ka folur për këtë çështje dhe beson që në bashkëpunim me ta do të gjej marrëveshje për korigjimin e gabimeve.

“Tani na ndodhi kjo me kufinin, si pa pritë. E dimë që historia dhe e kalumja ka qenë e vështirë, duam me i vendosë në rend gjërat. Është bë një gabim me Çakorrin. Ata e kanë kuptu që është gabim. Dy liderët e tyre nuk janë kundër që me u rregullu kjo punë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë  se është vonuar për ta rregulluar këtë çështje, sepse gjatë qeverisjes së tij doli një problem më i madh. Iu referua përpjekjeve për shkëbimin e territoreve me Serbinë.

“Më kanë pyet nganjëherë pse po vonohesh, se na dulë një telash tjetërkah. Edhe atë e rregullum me shumë mund”, ka thënë ai.

Haradinaj, para banorëve rugovas, ka premtuar investime infrastrukturore në këtë anë për të përmirësuar kualitetin e jetës së qytetarëve si dhe për të ndihmuar në zhvillimin e turizmit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?