Haradinaj në Therandë: Përcolla nga afër gëzimin e vreshtarëve për vjeljen e rrushit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Therandë ku ka marrë pjesë ne Festivalin Festari, ku po bëhet vjelja e rrushit. Haradinaj ka thënë se ishte ndjenjë e veçantë të përcillte nga afër gëzimin e vreshtarëve për vjeljen e rrushit. “Festa e vjeljës së rrushit shpalos traditat më të bukura mijëvjeçare në Therandë, […]
Haradinaj ka thënë se ishte ndjenjë e veçantë të përcillte nga afër gëzimin e vreshtarëve për vjeljen e rrushit.
“Festa e vjeljës së rrushit shpalos traditat më të bukura mijëvjeçare në Therandë, e cila tashmë ka depërtuar në tregjet globale me verërat e saj cilësore dhe brendet e njohura, që pos se i japin vendit tonë impuls të rritjes ekonomike, e bëjnë pjesë të guidave turistike. Gjatë festivalit Festari, ndjenjë e veçantë të isha pjesë e përcjelljës së gëzimit të vreshtarëve me vjeljen e rrushit si dhe degustimit të verërave të mrekullueshme të kësaj ane”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


















