Haradinaj: Ndryshimi i Kurtit është i rrezikshëm

Kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër Ramush Haradinaj ka thënë se rivali i tij në garën për kryeministër, Albin Kurti i Vetëvendosjes ka ndryshuar vetëm për të fituar zgjedhjet. Ai ka thënë se kjo është e rrezikshme. “Sa i përket evoluimit të tyre në temat e interesit nacional, vetë evoluimi kaq i shpejtë, drastik apo […]
Ai ka thënë se kjo është e rrezikshme.
“Sa i përket evoluimit të tyre në temat e interesit nacional, vetë evoluimi kaq i shpejtë, drastik apo zbritja e shkallëve kaq shpejt e zotit Kurti me qëllim të ardhjes në pushtet është enorm, nuk është më i njëjti njeri. Është rrezik kjo logjikë, nëse ky është trendi qysh ndryshojmë ne, atëherë është shumë më i shpejt se sa ajo çka lypë Kosova në raport me interesat nacionalë”, ka deklaruar Haradinaj në Rubikon.
Ai tha se Vetëvendosjes nuk i beson për shkak të ndryshimit të mendimit për taksën.












