Haradinaj: Festivali “Kosova Rising Stars” shndërroi Gjilanin në qytet të kulturës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se festivali ndërkombëtar “Kosova Rising Stars” e ka shndërruar Gjilanin në njq qytet të kulturës dhe artit europian. “Kënaqësi të kaloja disa çaste me këngë të bukura, në interpretim briliant të fëmijëve të talentuar nga Kosova dhe moshatarëve të tyre nga shumë vende të rajonit e botës”. Ai […]
“Kënaqësi të kaloja disa çaste me këngë të bukura, në interpretim briliant të fëmijëve të talentuar nga Kosova dhe moshatarëve të tyre nga shumë vende të rajonit e botës”.
Ai gjithashtu përgëzoi ata që e bënë të mundur këtë festival.
Postimi i plotë:
Festivali Ndërkombëtar Kosova Rising Stars, tashmë ka krijuar një traditë të bukur, duke e shndërruar Gjilanin në qytet të kulturës dhe artit europian dhe më gjerë. Kënaqësi të kaloja disa çaste me këngë të bukura, në interpretim briliant të fëmijëve të talentuar nga Kosova dhe moshatarëve të tyre nga shumë vende të rajonit e botës. Përgëzoj QKA “Mollëkuqet” dhe profesoreshën Arta Haziri Nuhiu, që me punën e vazhdueshme kanë arritur promovimin e vlerave tona.













