Haradinaj: Albin Kurti ka mangësi mbi sistemin gjyqësor dhe atë ekonomik, ja dy shembuj

Haradinaj: Albin Kurti ka mangësi mbi sistemin gjyqësor dhe atë ekonomik, ja dy shembuj

Anëtarja e kryesisë qendrore të AAK-së dhe këshilltarja e ish kryeministrit, Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj përmes një postimi ka komentuar debatin e Albin Kurtit me analistët në RTV Dukagjini. Ajo ka thënë se Kurti ka mangësi të theksuara mbi sistemin gjyqësor dhe ekonomik. Ajo i ka cekur dy shembuj që sipas saj tregojnë  se sa […]

Ajo ka thënë se Kurti ka mangësi të theksuara mbi sistemin gjyqësor dhe ekonomik.

Ajo i ka cekur dy shembuj që sipas saj tregojnë  se sa i mangët është kryetari i LVV-së në këto dy fusha.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë:

Pas dështimit eklatant në T7, na shfaqet sërish Albini i rikëshilluar në TV Dukagjini, me mangësi të theksuara mbi sistemin gjyqësor dhe atë ekonomik. Ja dy shembuj:

I përzien dy sisteme të së drejtës: atë anglosaksone (që bazohet në presedan) me atë eurokontinentale (sistemi civil që aktualisht e ka Kosova). Albini don t’ia kufizojë gjyqtarit diskrecionin duke e kufizuar atë në vendime të mëhershme! Pas konceptit ‘qeveri e re, prokurori e re’ – tani i shtohet edhe ‘sistem i ri.’ Paskan harruar t’i tregojnë poashtu që projektin e digjitalizimit në gjyqësor e kanë bërë norvegjezët tashmë, dhe ata që ia kanë shkruar programin, duhet t’a kursejnë liderin nga ky zotim i painformuar.

I ngatërron investimet direkte të huaja (FDI) me remitencat. Dëshiron t’a rrisë buxhetin me remitenca kur dihet që shumica shkojnë në konsum. Ky ose nuk i njeh fare bazat e ekonomisë, ose dëshiron t’i vendosë taksë bashkëatdhetarëve në paratë që i dërgojnë për familjarët e tyre në Kosovë. Vizion i qartë: heqje e taksës 100% ndaj Serbisë, vendosje e taksës për bashkëatdhetarë.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?