Haki Abazi kryetar i ri i Vetëvendosjes? Albin Kurti paralajmëron dorëheqjen

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, ka premtuar se do të dorëhiqet nga posti i kryetarit të partisë nëse merr detyrën si kryeministër i vendit. Ai ndodhet i ftuar në emisionin Jeta në Kosovë dhe po përsërit ekzaktësisht të njëjtat fjalë si në emisionet e kaluara. Duket që z.Kurti është mjaft i aftë në […]
Ai ndodhet i ftuar në emisionin Jeta në Kosovë dhe po përsërit ekzaktësisht të njëjtat fjalë si në emisionet e kaluara. Duket që z.Kurti është mjaft i aftë në përmendësim, shkruan Periskopi.
Kandidati u pyet nga moderuesja Jeta Xharra se a do të ofronte dorëheqje siç e kërkonte statuti i partisë së tij. Ai pohoi duke thënë se do ta respektonte atë. Ai është pyetur për të njëjtën gjë edhe në Debat Plus të RTV Dukagjini, por ishte shprehur konfuz duke deklaruar se do ta shikonte statutin.
Është e pakuptueshme se si një kryetar partie nuk e di statutin e partisë së tij.
Në emisionin në fjalë, Kurti ka paraqitur edhe ekipin e tij që përbëhet nga Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Fitore Pacolli, Arbërie Nagavci, Liburn Aliu etj. Por në mesin e tyre nuk është edhe Haki Abazi.
Duket që z.Abazi është një ndër figurat e mundshme që mund ta drejtojë Vetëvendosjen pas dorëheqjes së Kurtit. /Periskopi












