Hajnat i vjedhin 2 milionë euro në Kështjellën e lashtë franceze

Hajnat i vjedhin 2 milionë euro në Kështjellën e lashtë franceze

Pronarët e një kështjelle franceze të shekullit 17 ishin lidhur deri sa shtëpia e tyre e kamur po bastisej nga hajdutët që ikën me 2 milionë Euro me vete, kanë thënë autoritetet. Pallati Vaux-le-Vicomte, që ndodhet mes kopshteve të kushtueshme në jug-lindje të Parisit, ka qenë e zotëruar nga e njëjta familje prej vitit 1875 […]

Pronarët e një kështjelle franceze të shekullit 17 ishin lidhur deri sa shtëpia e tyre e kamur po bastisej nga hajdutët që ikën me 2 milionë Euro me vete, kanë thënë autoritetet.

Pallati Vaux-le-Vicomte, që ndodhet mes kopshteve të kushtueshme në jug-lindje të Parisit, ka qenë e zotëruar nga e njëjta familje prej vitit 1875 para se ta merrnin nën administrim Cristina de Vogue dhe Patrice de Vogue më 1968, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Beatrice Angelelli-Lamotte, prokurore, tha se ishin gjashtë hajdutë që nuk dukej se ishin të armatosur.

Vila ishte ndërtuar nga ministri i financave të Mbretit Louis XIV, Nicolas Fouquet, që siç thotë legjenda e humbi lavdinë më 1661.

Fouquet-ja e kaloi pjesën e mbetur të jetës në burg. Më pas mbreti e kishte marrë kështjellën.

Në atë kështjellë ishte martuar Tony Parker, basketbollisti i famshëm francez, me Eva Longorian, aktoren e famshme./Periskopi

Të fundit
Të ngjashme