Gruaja që u gjet e vdekur dje në Ulpianë kishte rënë nga ballkoni, policia jep detaje

Dje u raportua për një grua e cila u gjet e vdekur në lagjen ulpiana të Prishtinës, e cila u gjet në rrethana të paqarta, raporton Periskopi. Lajmin për Persikopin e konfirmoi zëdhënësja e PK për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Kemi marr informata rreth orës 9:30 se ne lagjen Ulpiana ne Prishtine, ndodhet nje […]
Lajmin për Persikopin e konfirmoi zëdhënësja e PK për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Kemi marr informata rreth orës 9:30 se ne lagjen Ulpiana ne Prishtine, ndodhet nje person i shtrire. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane dale policia dhe ekipi mjekesor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimes femer. Aktualisht hetuesit policor ne koordinim me prokurorine perkatese jane duke punuar per sqarimin e rrethanave te ketij rasti”, tha Ahmeti.
Ndërsa sot në raportin e politisë së Kosovës janë zbuluar më shumë detaje për këtë tragjedi.
Si duket personi në fjalë, i gjinisë femrëore ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës.
“Viktima femër K-Shqiptare në rrethana të panjohura ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Periskopi












