Gruaja përpin unazën e fejesës derisa ishte në gjumë

Një grua në San Diego, përpiu unazën e saj të fejesës. Kur ajo u zgjua nga gjumi, kuptoi që unaza nuk ishte në gisht se kishte një problem të madh. Jenna Evans ndau historinë e saj në Facebook. Sipas saj, ajo gëlltiti unazën në ëndërr. Ajo ndau një foto të rëntgenit duke shkruar: “Unë vërtetë […]
Një grua në San Diego, përpiu unazën e saj të fejesës.
Kur ajo u zgjua nga gjumi, kuptoi që unaza nuk ishte në gisht se kishte një problem të madh.
Jenna Evans ndau historinë e saj në Facebook. Sipas saj, ajo gëlltiti unazën në ëndërr. Ajo ndau një foto të rëntgenit duke shkruar: “Unë vërtetë e kam tejkaluar veten këtë herë. Gëlltita unazën time të fejesës në gjumë, por si? Nuk e di, por e bëra”.
Në një postim tjetër, ajo shpjegoi më mirë situatën, duke shkruar: “Të mërkurën në mëngjes, kuptova që unaza ime nuk ishte në gisht dhe duhej ta zgjoja Bob Howell për t’i thënë që e kam gëlltitur. Nuk mendoj se ai më besoj menjëherë. Ne qeshëm shumë për rreth një orë e gjysmë, derisa kemi qarë. Fëmijët bëjnë këtë më shpesh por është e rrallë tek të rriturit”.
Evans dhe i fejuari i saj shkruan në urgjencë për ta bërë një rëntgen. Ajo pretendon se kur mjekët zbuluan unazën, u tronditën.
“Unë po i ndjeja më pas zorrët e mija. Po fillonte të më dëmtonte dhe të më nervozonte. Mjekët vendosën një endoskopi dhe më thanë: ‘mos u shqetëso, nuk është diçka e madhe, por nënshkruaj këtë dokument në rast se vdes’.














