Greta Thunberg ka një kërkesë për kryeministrin kanadez

Aktivistja suedeze, Greta Thunberg, ka kërkuar nga kryeministri kanadez, Justin Trudeau, dhe liderët e tjerë botërorë që të bëjnë më shumë për mjedisin pasi e udhëhoqi një protestë me gjysmë milioni njerëz në Montreal si pjesë e valës botërore të protestave kundër ndryshimeve klimatike. Nxënësja 16 vjeçe u takua privatisht me kryeministrin kanadez, ndërsa më […]

Nxënësja 16 vjeçe u takua privatisht me kryeministrin kanadez, ndërsa më vonë, gjatë një konference për gazetarë, tha se ai nuk është duke bërë sa duhet për ta penguar lirimin e gazrave, të cilat janë përgjegjëse për ngrohjen globale.

“Porosia ime për të gjithë politikanët përreth botës është e njëjta. Vetëm dëgjoni dhe veproni sipas rezultateve më të mira dhe më të reja të shkencës”, tha ajo.

Aktivistja u bë lajm në faqet e para të gazetave në mbarë botën me deklaratën e saj të famshme në samitin për klimën në Kombet e Bashkuara, ku i akuzoi liderët botërorë për tradhti ndaj gjeneratës së saj. Mes tjerash, ajo kishte thënë: “Si po guxoni?”

Ajo i ka frymëzuar miliona të rinj që të bëhen pjesë e protestave përmes stilit të retorikës së vendosur dhe karakterit të veçantë, që nuk është i zakonshëm për moshatarët e saj.

Në anën tjetër, kryeministri kanadez tha se pajtohet plotësisht me aktivisten Thunberg dhe u zotua se qeveria e tij do t’i mbjellë dy miliardë bimë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?