Gorani: Partitë po fokusohen më shumë në temat e brendshme, e jo për dialogun

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Dukagjin Gorani ka folur për fushatën e partive poltike, shkruan Periskopi. Gorani ka thënë se partitë politike po fokusohen më shumë në temat e brendshme si arsimi, shëndetësia, korrupsioni dhe jo në tëmë e cila sipas tij Kosovës ia ka humbur 5 vite. “Është e vërtetë që […]
Gorani ka thënë se partitë politike po fokusohen më shumë në temat e brendshme si arsimi, shëndetësia, korrupsioni dhe jo në tëmë e cila sipas tij Kosovës ia ka humbur 5 vite.
“Është e vërtetë që është humbë një kohë e madhe përkundër përpjekjeve, asnjë qeveri nuk ka qenë në gjendje me përfundu një obligimi e ai është obligimi për normalitetin e marrëdhënieve në Ballkan”, u shpreh ai në T7.
“5 vite të humbura na kanë shkaktu dëme, na kanë izoluar, 5 vjet për shkak të një problemi që mund të konsiderohet i jashtëm por na ka shkaktu probleme të brendshme”, ka thënë tutje ai.
Ndërsa për fushatën, ai ka thënë se partitë fokus kanë temat e brendshme
“Përpjekja e partive garues është më i potencu probleme e brendshme, korrupsioni, arsimi shëndetësia, po përdoren si arsyetim për me i ik, përmbyllja e një kapitulli e ajo është përmbyllja e normalizimit të gjendjes në Ballkan”, ka thënë ai./Periskopi/












