Gorani: Dialogu ose do ta fuqizojë Qeverinë e ardhshme ose do ta rrëzojë

Dukagjin Gorani nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se qeveria e ardhshme duhet të rikthehet fuqishëm aty ka stagnuar dialogu me Serbinë, transmeton Periskopi. Gorani sonte në Rubikon ka theksuar se dialogu ose do ta fuqizojë qeverinë e ardhshme ose do ta rrëzojë. ‘’Cilado qeveri që vjen duhet me vazhdu përpjekjen. Sikurse edhe në Qeverinë e […]
Gorani sonte në Rubikon ka theksuar se dialogu ose do ta fuqizojë qeverinë e ardhshme ose do ta rrëzojë.
‘’Cilado qeveri që vjen duhet me vazhdu përpjekjen. Sikurse edhe në Qeverinë e mëhershme, edhe kjo e ardhmja do të definohet përmes procesit të dialogut. Dialogu do ta fuqizojë Qeverinë e ardhshme, ose do ta rrëzojë’’, ka thënë Gorani.
‘’Qeveria e mëhershme për shkak të qëndrimeve të kundërta, nuk ka mujt me përfundu mandatin e vetë të plotë. Komuniteti politik i takon të rikthehet aty ku ka mbetur ky proces. Gjetja e konsesusit’’/PERISKOPI/












