Glauk Konjufca shpërfillet keq nga Albin Kurti: Të gjithëve iu jep fjalën, veç atij jo

Në emisionin e Jeta Në Kosovë, të pranishëm në debat ishin pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe ekipi i tij. Pjesë e skenografisë ishin Yllza Hoti, Arbërie Nagavci, Fitore Pacolli, Albulena Haxhiu, Hajrulla Çeku, Liburn Aliu, Glauk Konjufca, Hekruan Murati dhe Arben Vitia. Shumicën e kohës foli z.Kurti, që përsëriti përmendësh […]
Kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe ekipi i tij. Pjesë e skenografisë ishin Yllza Hoti, Arbërie Nagavci, Fitore Pacolli, Albulena Haxhiu, Hajrulla Çeku, Liburn Aliu, Glauk Konjufca, Hekruan Murati dhe Arben Vitia.
Shumicën e kohës foli z.Kurti, që përsëriti përmendësh fjalët e thëna edhe në emisionet e tjera televizive. Por, vihej re çakordanca e madhe me ekipin e tij, veçanërisht kur flitej për drejtësinë dhe ekonominë, shkruan Periskopi.
I pyetur për mënyrën se si do ta zëvendësonte Fondi Sovran Agjencinë Kosovare të Privatizimeve në financimin e ndërmarrjeve, Murati nisi të belbëzonte pas së cilit veprim fjalën i merr Albin Kurti.
Por, as z.Kurti nuk tregoi se si do të bëhej një gjë e tillë. “Shpresojmë që të na ndihmojë mërgata jonë.” – deklaroi ai.
Po ashtu, edhe zonja Albulena Haxhiu në disa raste kishte paqartësi në lidhje me pyetje të bëra nga moderatorja apo analistët e ftuar nga Shoqëria Civile.
Por, përshtypje të madhe la Glauk Konjufca, i cili nuk e mori fjalën për asnjë temë të shtruar gjatë këtij debati. Deputeti i zëshëm i Vetëvendosjes qëndroi ulur gjatë gjithë kohës, për dallim nga kolegët e tij që me radhë folën për çështje të caktuara.
Konjufca, i cili ishte shef i grupit parlamentar, qëndroi gjithë kohës duke shikuar debatuesit e tjerë edhe pse ishte i ftuar si pjesë e ekipit të Kurtit. Nuk dihen nëse ka ndonjë arsye specifike prapa një veprimi të tillë. /Periskopi












