Gjykata Supreme vendos sot për suspendimin e parlamentit britanik

Gjykata më e lartë e Britanisë së Madhe pritet që të martën ta marrë një vendim historik lidhur me vendimin e kryeministrit Johnson për suspendimin e punës së kuvendit për pesë javë. Ministrat e kabinetit qeveritar thonë se kjo çështje nuk është punë e gjykatave, por kritikët besojnë se vendimi i kryeministrit kishte për qëllim […]

Ministrat e kabinetit qeveritar thonë se kjo çështje nuk është punë e gjykatave, por kritikët besojnë se vendimi i kryeministrit kishte për qëllim ta kufizonte kontrollin e deputetëve ndaj planeve për Brexit-in.

Nëse vendimi i gjykatës, i cili pritet të merret në orën 10 e 30 minuta sipas kohës lokale (11 e 30 minuta sipas kohës në vendin tonë), është kundër kryeministrit Johnson, deputetët mund të kthehen menjëherë në kuvend.

Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se do ta respektojnë vendimin e gjykatës. Megjithatë, kryeministri ka refuzuar ta përjashtojë mundësinë që ta suspendojë përsëri punën e kuvendit, nëse vendimi i gjykatës është kundër tij.

I pyetur nëse do të japë dorëheqje në rast të kundërshtimit të vendimit të tij nga Gjykata Supreme, ai tha: “Do të pres dhe do të shoh se cili është gjykimi”, duke shtuar se qeveria i respekton plotësisht ligjin dhe sistemin e drejtësisë.

Gjykata Supreme së pari do të vlerësojë nëse suspendimi i punës së kuvendin është çështje për gjykatë dhe nëse po, pastaj do të vendosë nëse vendimi i kryeministrit Johnson ishte i ligjshëm, shkruan “BBC”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?