Gjobitet Lista Serbe për shkak të spotit elektoral ku Kosovën e paraqet si pjesë të Serbisë

Me 30 mijë euro është gjobitur Lista Serbe, për publikimin e një spoti zgjedhor në të cilin Kosova konsiderohet pjesë e Serbisë. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vlerësuar se përmes këtij spoti, subjekti politik serb ka nxitur urrejtje ndëretnike në Kosovë, raporton KTV. Në arsyetimin e vendimit të PZAP-së, thuhet se Lista […]

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vlerësuar se përmes këtij spoti, subjekti politik serb ka nxitur urrejtje ndëretnike në Kosovë, raporton KTV.

Në arsyetimin e vendimit të PZAP-së, thuhet se Lista Serbe ka shkelur edhe Ligjin Zgjedhor.

Megjithëse janë shtuar sulmet verbale ndërmjet partive politike shqiptare, në PZAP nuk është dorëzuar ndonjë ankesë për gjuhën e ashpër.

Mirëpo, në këtë panel, vetëm gjatë tri ditëve të para të fushatës, janë dorëzuar 30 ankesa, që kanë të bëjnë kryesisht me përdorimin e fëmijëve në fushatë dhe vendosjen e posterave në hapësira publike.

Prej tyre janë shqyrtuar 13 ankesa, derisa 17 të tjera janë në procedurë të shqyrtimit.

Analistët politikë e vlerësojnë si gjuhë të ashpër shpeshtimin e sulmeve verbale ndërmjet partive politike.

Rrahman Paçarizi thekson se kjo gjuhë mund të ndikojë negativisht te votuesit.

Në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, PZAP-ja ka shqiptuar gjoba ndaj partive politike, në vlerë të rreth 350 mijë eurove.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?