Gazetari nga Brukseli: BE-ja nuk do ta pranojë Kosovën me konteste kufitare

Gazetari i njohur nga Brukseli, Augustin Palokaj, ka bërë një shkrim në portalin Koha të titulluar “Ku mbeti viti vendimtar për Ballkanin në BE” dhe në të cilën merret ekskluzivisht me temën e zgjerimit të BE-së. Palokaj ka treguar që ekziston disponim më i mirë te vendet lindore të BE-së se sa te vendet kryesore […]
Palokaj ka treguar që ekziston disponim më i mirë te vendet lindore të BE-së se sa te vendet kryesore si Franca e Gjermania për pranimin e vendeve të Ballkanit.
Ai po ashtu ka treguar që pas tri javësh BE-ja pritet të marrë vendim pozitiv për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut por jo edhe për Shqipërinë, shkruan Periskopi.
Më tej, Palokaj ka nënkuptuar që BE-ja e ka ashpërsuar qëndrimin për zgjerim edhe për shkak të problemeve në të kaluarën me Kroacinë dhe Slloveninë.
“Sllovenia dhe pas saj edhe Kroacia kanë hyrë në BE pa i zgjidhur çështjet e hapura kufitare. Por tash BE-ja, edhe për shkak të përvojës mes këtyre dy shteteve, ka vendosur që të mos pranojë vende të cilat në BE do të bartnin probleme të tilla. Prandaj pa i zgjidhur ato, BE-ja nuk do ta shqyrtojë pranimin e tyre.” – shkruan Palokaj.
Për ta lexuar shkrimin e plotë, iu ftojmë të klikoni KËTU.












